Blog Post

Te njohim AngularJS

Nga Mangosoft

2016-04-16

Te njohim AngularJS

AngularJS eshte nje prej platformave me te popullarizuara ne ditet e sotme, e bazuar ne Javascript dhe e krijuar nga Google e bene ate nje nga opsionet me te mira per tu mbeshtetur ne projektin tuaj te ardhshem.

AngularJS ju ndihmon qe manipulimin me te dhena te kryhet me lehte dhe ne kohe reale. Ne shembullin tone te pare ne do te inicializojme nje ndryshore vlera e te ciles do te ndryshoj ne kohe reale.

Fillimisht do ta thirrimi skripten e AngularJS ne webfaqen tone duke shtuar ne brendesi te tagjeve <head>

<script src="https://ajax.googleapis.com/ajax/libs/angularjs/1.2.26/angular.js"></script>

pasi te kemi thirrur skripten ne tagun <html> shtojme ng-app gje qe do te beje te mundur gjithcka qe shkruhet ne AngularJS te jete e ekzekutueshme ne dokument, ng-app gjithashtu mund ta vendosim vetem per nje pjese te caktuar te faqes dhe ate e shkruaj ne krye te tagut hapes te modulit.

Pasi te shtojme ng-app ne html tagun, tagu do te duket :

<html ng-app>

Qe te inicilizojme nje ndryshore qe do te jete e aksesueshme ne te gjithe dokumentin ate e shkruajm ne tagun body dhe perdorim atributin ng-init ne rastin tone ndryshoren do ta quajm numOfElements dhe do ti japim vleren 10 dhe body tagu do te duket :

<body ng-init="numOfElements = 10">

Qe ta shfaqim vleren e ndryshores tek vizitoret e vendosim ate ne brendesi te dy kllapave te medha {{numOfElements}}, por ne rastin tone ne vleren e ndryshores do ta ndryshojme ne kohe reale nga nje fushe, duke perdorur atributin ng-model dhe ne brendesi te atributit vendosim ndryshoren numOfElements. Dhe tagu i fushes do te duket :

<input ng-model="numOfElements" />

Dokumentin HTML te perfunduar mund ta zbrisni prej ketu...


Share on Facebook