Blog Post

5 Hapa për zgjidhjen e problemeve në programim

Nga Mangosoft

2014-11-16

5 Hapa për zgjidhjen e problemeve në programim

Çdo programer përdor metoda të ndryshme për zgjidhjen e problemeve duke e përmirsuar dhe lehtësuar punën e tijë, ne kemi menduar për 5 hapa efiçente për zgjidhjen e problemeve, mund te mos jetë metoda më e mirë, por gjithsesi do tju ndihmoj për zgjidhjen e problemeve më shpejt të paktën.

Hapi 1 – Lexoje problemin disa herë deri sa të mund ta shpjegoni atë rrjedhshëm deri tek dikush tjetër

Hapi i parë është shumë i rëndësishëm dhe për këtë ju duhet disa herë ta lexoni problemin që ta kuptoni atë siç duhet dhe mënyra më e mirë për tu bindur se ju e keni kuptuar problemin është ta shpjegoni atë tek dikush tjetër.

Hapi 2 – Zgjidheni problemin manualisht

Asgjë nuk mund të jetë automatike nëse nuk mund të bëhet manualisht.
Zgjidheni problemin manulaisht fillimisht dhe mundohuni që të kaloni në të gjitha hapat që kalon procesi në mënyrë manuale, do të jetë më e lehtë për ta zgjidhur se sa të filloni të shkruani kod që automatikisht do ta zgjidh problemin, mund të mbeteni me orë të tëra në një proces pa krye nëse filloni të shkruani kod automatik.

Hapi 3 – Permiresoni kodin manual

Shikoni nese mund ta permirsoni procesin tuaj, nese mund te permirsoni kodin ose te fshini ndonje pjese kodi duke e zevendesuar ate me cikle. Ky hap eshte shume i rendesishem dhe kujdes eshte me leht te rinkonstruktoni kodin ne mendim se sa duke shkruar.

Hapi 4 – Shkruani pseudokod

Pseudokodi eshte pershkrim i detajuar i asaj se cfar programi duhet te beje, kjo do tju ndihmoj ju qe te shkruani zgjidhjen me te mire ne kod.
Programeret me eksperience shpesh e anashkalojne kete hap, por une jua siguroj se pavaresisht sa eksperience te keni, nese shkrani pseudokod, procesi i shkrimit te kodit final do te jete me i lehte se ju do te duhet te perktheni pseudokodin ne kodin aktual.

Hapi 5 – Zevendesoni pseudokod-in ne kod

Kjo eshte pjesa me interesante, tani qe ju e dini se cfar programi duhet te beje saktesishte, thjesht shkruani kodin dhe testoni ate, mbajeni mend se ju gjithmon mund ta rregulloni kodin tuaj ne menyre me te mire.
Pavarsishte kompleksitetit te problemit tuaj, nese ju i ndiqni keto 5 hapa do te jete gjithmon me e lehte per ta zgjidhur problemin tuaj. 

Share on Facebook