Blog

iOS : Te ndryshojme parapavije e app-it

Sep 11 2016

iOS : Te ndryshojme parapavije e app-it

Pasi te keni konfigurar app-in tuaj dhe ta keni ruajtur ate ne disk eshte koha te beni disa ndryshime dhe ti jepni disa funksione atij, nese nuk e keni konfigurar akoma bejeni ate duke ndjekur keto hapa...

1. Te ndryshojme nderfaqen e app-it

Nga pjesa Project Navigator e XCode zgjedhim skedarin main.storyboard, skedaret me prapashetese .storyboard jane skedare ne te cilet krijohet nderfaqja e app-it.


Main.storyboard permban nje element, View Controller qe permban vetem prapavije te bardhe qe e shohim kur app-i ekzekutohet ne emulator. Kur hapin skedaret .storyboard XCode e ndan dritare ne dy pjese, njera ku prezantohen objektet dhe tjetra ku shikojme nderfaqen. Le te zgjedhim objektin View dhe te shohim se cfar ndryshime do te na paraqiten ne nderfaqe.


Ndryshime gjithashtu do te shohim edhe ne sektorin e parametrave qe ndodhet ne anen e djathte te XCode.Ne pjesen e poshtme te sektorit te djathte shohim 4 tab-e. Tabi i trete prezantonhet nga nje imazh me nje kuti tredimenzionale, qe prezanton elementet qe shfrytezohen per app-in nga XCode.


Ne sektorin e elementeve do te gjejme te gjithe elementet e nevojshme per te krijuar nje app sipas deshires sone, ne rastin tone ne do te zgjedhim nje Button, dhe duke e mbajtur shtypur shigjeten e miut mbi elementin Button e transferojm ate ne nderfaqen e app-it, kujdesemi qe madhesia e buttonit te mbush te gjithe nderfaqen dhe ne kete menyre i gjith app-i do te jete i klikueshem.


Por sic thame, ne do te krijojm nje aplikacion qe do te ndryshoje prapavijen e app-it dhe per kete duhet te bejme disa ndryshime ne parametrat e Buttonit. Fillimisht do te ndryshojme tipin e butonit nga System ne Custom. Kjo do te beje qe prapavija e butonit te jete e tejdukshme, kurse ndryshimi i dyte qe do te bejme eshte ndryshimi i tekstit te butonit, qe ti tregojme perdoruesit se cfar duhet te beje, keshtuqe ne parametrin Title zgjedhim Plain dhe nen ate japim tekstin qe deshirojme, ne rastin tone Tap to Change Color.

2. Ti japim funksionalitet app-it

Nese jeni te njohur me MVC (Model-View-Controller), e kuptojme qe nderfaqja jone prezanton nje View per app-in tone keshtuqe zgjedhim ViewController.swift nga Project Navigator.

Ne ViewController.swift shkruaj te gjithe funksionet qe do te kryej app-i dhe ne rastin tone do te shtojme kete funskion ne brendesi te class-es ViewController.

@IBAction func changeColor(sender: UIButton) {

Nga emri i funksionit e kuptojme se cfare pune do te kryej funksioni, funksionit i japim nje parameter sender qe eshte e tipit UIButton.

Por kjo nuk mjafton qe te ndryshohet prapavija, sepse ketu kemi bere vetem deklarime, qe te ndryshohet prapavije ne brendesi te funksionit shkruajm :

@IBAction func changeColor(sender: UIButton) {
//Gjenerojme numra e rastesishem
let r = CGFloat(arc4random() % 255)
let g = CGFloat(arc4random() % 255)

let b = CGFloat(arc4random() % 255)

//Krijojme ngjyren
let color = UIColor(red: (r/255.0), green: (g/255.0), blue: (b/255.0), alpha: 1.0)

//Ndryshojme prapaivje
view.backgroundColor = color

Ne kete funksion fillimisht krijojme 3 variable me numra te rastesishem dhe me pas krijojme ngjyren te tipit RGBA, nga kodi kuptohet qe ngjyra eshte e rastesishme ne baze te numrave dhe tejdukshmeria e prapavijes eshte 1 qe do te thote qe ngjyra eshte e plote, pasi te kemi krijuar ngjyren ate ja japim nderfaqes dhe keshtu ne cdo klikim ngjyra e nderfaqes do te ndryshohet.

Funksioni eshte shkruar ne rregull, por nese e ekzekutojme app-in do te shohim se asgje nuk do te ndodhe, kjo ndodhe sepse ne nuk e kemi lidhur funksionin me butonin perkates, qe te beni kete lidhje ndiqni hapat si ne fotografiat me poshte.


Nese e ekzekutoni app-in tani do te shihni se ne cdo klikim te butonit prapavija e app-it ndryshon ne nje ngjyre qe gjenerohet rastesisht.

Ju mund te tentoni te ndryshoni ngjyren e prapavijes se butonit, ose te tekstit te butonit dhe ne te njejten menyre te gjeneroni ngjyra te ndryshme, ose te gjeneroni nje ngjyre dhe ate tja jepni disa elementeve njekohesishte.

Ky mund te jete aplikacioni juaj i pare me nje funksionalitet te paracaktuar, vazhdoni te na ndiqni ne Piramidus per te mesuar me teper.

  • Enter your Name & E-Mail

  • Discuss with our team

  • Receive a good support