Blog

Si të fillojmë me Ionic Framework

May 01 2018

Si të fillojmë me Ionic Framework

Për të krijuar aplikacionin celular, do të përdorim Ionic Framework v1 së bashku me AngularJS. Për të përfunduar këtë mësim, duhet të keni njëfarë eksperience me JavaScript dhe HTML. Gjithashtu, ndihmon nëse keni punuar me AngularJS më parë.


Nëse nuk keni punuar më parë me Ionic Framework, ju rekomandoj të paktën të njiheni me dokumentacionin e Ionic framework, pasi ju jep një pasqyrë të shpejtë se si funksionojnë gjërat.


Ngritja e Ionic projektit


Do të supozoj se ju keni instaluar Node në sistemin tuaj dhe ju gjithashtu keni npm (menaxherin e Node paketave). Fillimisht e instalojm Ionic Framework duke shkruar ne terminal :


npm install -g cordova ionic


Kjo do te instaloj si Cordova ashtu edhe Ionic ne kompjuteri tuaj.


Cordova është teknologjia kryesore për Ionic dhe në thelb na lejon që të kemi një shfletues të ngritur në aplikacionin tonë celular. Në atë shfletues do të jemi në gjendje të ekzekutojmë të gjithë HTML-në dhe JavaScript-in. Kjo quhet si Hibrid app, pasi kodi ekzekutohet brenda shfletuesit, por gjithashtu mund te shfrytezoj edhe disa nga opsionet e pajisjes.


Ionic na mundëson të shkruajm edhe AngularJS në projektin tonë dhe gjithashtu na servon një UI librari shumë të mirë.


Projektin tonë e krijojme nga terminali duke shfrytëzuar paketat e Ionic dhe si template bazë na ofrohen 3 parazgjedhje që mund ti përdorim.


Blank: siç thotë emri, është një projekt bosh me vetëm komponentët e domosdoshëm minimalë për ekzekutim të app-it.

Tabs: një aplikacion duke përdorur TABe për të lundruar nëpër ekranet e tij.

Sidemenu: një aplikacion që përdor një menu standarde të lëvizshme për navigim.


Për këtë tutorial, ne do të përdorim templatin TAB. Për të filluar projektin tonë, le të vazhdojmë në terminal duke shkruar :


ionic start myFirstIonicApp tabs


Ionic do të shkarkoj të gjitha paketat e nevojshme për app-in dhe gjithashtu do të krijoj një folder me emrin myFirstIonicApp ku do të vendoset gjithcka që do të shkarkohet.


cd myFirstIonicApp


Futemi ne brendësi të folderit, prej ku mund ta shfrytëzojme të gjitha opsionet automatike te Ionic dhe gjithashtu prej këtu mund të ngrejmë app-in duke shkruar


ionic serve


Kjo do të ngrej app-in në shfletues ku do të mund ta shofim atë në ekzekutim, për të ndaluar këtë shypim ctrl+c


Ionic serve --lab 


Kjo do të hapë app-in në shfletues, duke treguar një pamje iOS dhe Android të app-it.



  • Enter your Name & E-Mail

  • Discuss with our team

  • Receive a good support